Dëmtimet trembin trajnerin Valverde, Barça heq lojtarin nga merkato - Bota Sot
Dëmtimet trembin trajnerin Valverde, Barça heq lojtarin nga merkato

Futboll

Dëmtimet trembin trajnerin Valverde, Barça heq lojtarin nga merkato

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:05
Barça

Skuadra e Barcelonës ka vendosur të heqë nga merkato mesfushorin brazilian Rafinha. 26-vjeçari, që luan me ekipin katalanas prej vitit 2011, do të qëndrojë edhe një sezon në “Camp Nou”.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi ka vendosur të tërhiqet nga ideja e shitje së lojtarit për shkak të dëmtimeve që kanë patur disa lojtarë titullarë. Në ndeshjen në parë në kampionat, Rafinha hyri në fushë në vend të Luis Suarez, që u dëmtua.

Për lojtarin, kontrata e të cilit me Barça skadon verën e ardhshme, ishin interesuar disa skuadra në Spanjë dhe Itali. Gjithsesi, duket se klubi katalanas do t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit, për të evituar që ai të largohet me koston zero pas një viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...