Munishi “ledhaton” kryetarin e Ballkanit: Duhet të jemi në nivelin e kompanisë së pronarit

Futboll

Munishi “ledhaton” kryetarin e Ballkanit: Duhet të jemi në nivelin e kompanisë së pronarit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 19:40
Ismet Munishi

Ismet Munishi vazhdon me deklaratat e tij tashmë të njohura për mbarë opinionin futbolldashës.

Skuadra e tij mposhti Feronikelin në një ndeshje ku sipas Munishit, patën fat, megjithëse skaudra “portokalli” tregoi lojë tejet të bukur përballë kampionit aktual.

Pas ndeshjes, ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovës, lavdëroi paraqitjen e futbollistëve, duke thënë se e deshën fitoren më shumë se mysafirët:

“Patëm pak fat, këtë mund ta pranoj. Por, golat i shënuam herët. Vrapuam më shumë se kundërshtari dhe e deshtëm fitoren më shumë se kundërshtari. I kemi marrë të gjitha masat duke ditur cilësinë që ka Feronikeli brenda skuadrës. Sot, djemtë treguan një lojë të mrekullueshme dhe kur luajmë kështu fitorja është e pashmangshme”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

Ndërkaq, sa i përket synimeve të klubit këtë edicion, Munishi deklaroi se do të mundohen të arrijnë në nivelin e kompanisë që drejton Ballkanin, pasi sipas trajnerit të Ballkanit, janë lider në konkurrencën e tyre:

“Kemi komponuar një ekip mes përvojës dhe talentit. Kemi punuar shumë dhe jemi të kënaqur, këtë smund ta mohoj. Qëllimi dhe ambicjet janë duke parë duke bërë. Synojmë ta ngrisim nivelin e lojës dhe të jemi në nivelin e kompanisë së pronarit, i cili gjithashtu është lidër në konkurecën e tij”, mbylli Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat