Baras në Vushtrri, Trepça ’89 lider - Bota Sot
Baras në Vushtrri, Trepça ’89 lider

Futboll

Baras në Vushtrri, Trepça ’89 lider

Nga: K. G. Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:53
Baras në Vushtrri, Trepça ’89 lider

Ndeshje interesante është zhvilluar mes skuadrës së Vushtrrisë dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica, ndryshe derbi i rivalëve fqinj, që përfundoi pa fitues (1:1).

Dy gola bien në periudhën e parë të lojës, kur në minutën e 17-të Ardian Muja përballë portierit Manxholli dhe me goditje të saktë e kaloi në epërsi mitrovicasit, 0:1.

Në minutën e 31-të, Raboshta shënon gol të bukur dhe barazon shifrat 1:1. Trepça ’89 prinë me 4 pikë sa ka edhe Ballkani në vend të dytë, kurse Vushtrria është në pozitën e 11-të me 1 pikë pas dy jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës. 
 
Superliga e Kosovës
Drita-Flamurtari    3:0
Vushtrria-Trepça '89    1:1
Ferizaj-Gjilani    0:3
Ballkani-Feronikeli    3:1
Drenica-Llapi    3:0
Prishtina-Dukagjini me 25 shtator

Tabela
1. Trepça ‘89    2    1    1    0    4
2. Ballkani    2    1    1    0    4
3. Drita    2    1    0    1    3
4. Feronikeli    2    1    0    1    3
5. Drenica    2    1    0    1    3
6. Gjilani    2    1    0    1    3
7. Llapi    2    1    0    1    3
8. Ferizaj    2    1    0    1    3     
9. Prishtina    1    0    1    0    1
10. Dukagjini    1    0    1    0    1
11. Vushtrria    2    0    1    1    1
12. Flamurtari    2    0    1    1    1

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...