Kjo është oferta e fundit e Milanit për Correa

Futboll

Kjo është oferta e fundit e Milanit për Correa

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:38
Ac Milan

AC Milan ka bërë ofertën tjetër për sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Mediat italiane thonë se “rosonerët”, kanë ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonos, transmeton KosovaPress.

Gjiganti spanjoll është i gatshëm për ta shitur argjentinasin, mirëpo nuk do ta shesë në një çmim të ulët.

Atleticos i nevojiten para për ta blerë sulmuesin e Valencias, Rodrigo para se te mbyllet afati kalimtar.

Vlera e caktuar nga gjiganti spanjoll është 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat