Çfarë humb Bayern, Timo Werner i përshëndet me tripletë

Futboll

Çfarë humb Bayern, Timo Werner i përshëndet me tripletë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 23:29
Timo Werner

Leipzig ka triumfuar me rezultatin 3-1 në fushën e Monchegladbach, ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Timo Werner, me tre golat e tij.

Sulmuesi gjerman shënoi në pjesën e parë, ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta dyfishoi shifrat. Në minutën e parë shtesë zvicerani Embolo shënoi për vendasit, por 23-vjeçari iu kundërpërgjigj me një tjetër gol.

Bayern Munich e kërkoi sulmuesin në merkaton e verës, por në fund nuk vendosën të investojnë tek ai dhe Leipzig i rinovoi kontratën një javë më parë. Werner ua shpërblen besimin me katër gola në dy ndeshje dhe me tripletën e tij të parë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat