Takefusa Kubo debuton në La Liga

Futboll

Takefusa Kubo debuton në La Liga

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:15
Takesua Kubo

Takesua Kubo bëri paraqitjen e tij të parë për Real Mallorca që nga huazimi i tij nga Real Madrid, por ekipi i tij humbi 2-0 kundër Valencias në Mestalla.

Dy penallti të shënuara nga Dani Parejo ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Valencias kundër skuadrës së sapo promovuar.

Anësori japonez u soll në fushë pas 78 minutave, duke zëvendësuar Ante Budimir për paraqitjen e tij të parë në La Liga në një nga stadiumet më të zëshëm të Spanjës.

18-vjeçari është një nga perspektivat më të mëdha në futbollin aziatik dhe po kërkon të bëjë një emër për veten e tij me klubin e ishullit, pasi u largua nga Los Blancos.

Kubo është lojtari i tretë japonez në histori që luan për Real Mallorca, duke pasuar Yoshito Okubo dhe së fundmi Akihiro Ienaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat