Eden Gashi, një emër që po vjen! 

Futboll

Eden Gashi, një emër që po vjen! 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:58
Eden Gashi, një emër që po vjen! 

Kosova është një gurrë e pashtershme e sportistëve, sidomos e futbollistëve të talentuar! Vit pas viti po dalin në sipërfaqe emra të rinj e të talentuar të lojës më të popullarizuar në botë. Si në Kosovë si në Diasporë kemi shumë talente të futbollit, që po shquhen me lojëra të mira në klubet qoftë vendore qoftë në Evropë, në Skandinavi e deri te Australia e largët.  

Image

Pamje nga stërvitjet

Një emër i ri që po vjen është edhe Eden Mema Gashi. Djaloshi që nuk ka më shumë se 9 vjeç, i ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një futbollist i madh i të ardhmes!

Njomaku stërvitet dhe luan për ekipin e Viganit, ekip nga Matiçani i Prishtinës. Edeni e ka për kryetrajner ish futbollistin e Flamurtarit të Prishtinës, autorin e shumë librave për futbollin tonë, trajnerin e mirënjohur Fetah Veliu. Ai ka mësuar shumëçka nga Veliu dhe që gradualisht po rritet në çdo aspekt. Edeni ka shpejtësi, ka lëvizje mjeshtërore, një teknikë të përsosur dhe është jashtëzakonisht i rrezikshëm, i cili ka aftësi të gjuajë edhe nga pozitat më të vështira për të shënuar gol.

Është i motivuar deri në pikën e fundit, sidomos me sukseset e fundit të kombëtares së Kosovës, që po tregon rezultate fantastike në grupin A të kualifikueseve në Kampionatin Evropian.  Ai ka përkrahjen e madhe të prindërve, sidomos inspirohet shumë nga gjyshi Skënderi. Punon me përkushtim, orvatet në secilën stërvitje që të mësojë diçka të re dhe aq me tepër është edhe bashkëpunues dhe motivues për bashkëlojtarët e tij.

Pretendimet e tija janë që të rritet gjithnjë e më shumë në çdo pikëpamje që një ditë të luajë në klubet me renome jo vetëm në Kosovë.  Një qendërsulmues i frikshëm për mbrojtjen rivale dhe që vazhdimisht iu shkakton telashe portierëve, për faktin se goditjet e tija janë aq mjeshtërore dhe të pandalshme.

Si çdo njomakë ka idhujt e tyre, ndërsa Edeni e imiton në shumë raste Lionel Messin, sulmuesin e Barcelonës dhe të kombëtares së Argjentinës.

Edeni e ka idhull Messin, kurse për zemër Barcelonën, ndërsa kombëtaren e Francës e do shumë vetëm pse luan njëri prej lojtarëve më të talentuar e më të mirë në botë, gjiganti Kylian Mbappe. Edeni është i lumtur që luan për FC Viganin dhe po ashtu mirënjohës edhe trajnerit Veliu që ka mësuar shumë gjëra nga ai. Synimi i tij është që të jap më të mirën dhe një ditë të jetë ndër lojtarët më të mirë jo vetëm në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat