"Jam shumë i kënaqur! Ishte ndeshje e bukur. Djemtë dhanë zemrën, duke luajtur deri në fund. E patë Ribery 36 vjecc? Luajti më mirë se sa Ronaldo! i patë dy fenomenët italianë që kemi, Chiesa dhe Castrovilli? Juventusi kishte qindra miliona euro mes pankinës dhe fushës, ndërsa ne vetëm 50 mln euro. Duhet të humbisnim 6-0 në teori, por barazuam: jemi më mirë se ata!".
Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso është shfaqur i lumtur dhe entuziast pas barazimit në Fiorentina-Juventus.