San Siro në këmbë duke e duartrokitur, Ribery i falënderon pas ndeshjes!

Futboll

San Siro në këmbë duke e duartrokitur, Ribery i falënderon pas ndeshjes!

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 00:06
Ribery

Franck Ribery ka bërë një tjetër paraqitje protagonisti teksa Fiorentina ka mposhtur Milanin 3-1. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e francezit.

“Jam i lumtur, kur luan në San Siro është gjithmonë diçka e veçantë. Është arenë madhështore, kaq shumë tifozë. Është një situatë e vështirë për tifozët e Milanit, por kemi bërë një lojë të mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne,” shprehet ai për Sky Sport.

“Po, jam i vjetër, por ndihem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime. Kam ardhur për të ndihmuar Fiorentinën, lojtarët dhe tifozët. Jam i lumtur, por duhet të punoj çdo ditë për të luajtur kështu si sot.

Chiesa është një lojtar i mirë, gjithmonë i flas dhe ai më dëgjon.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat