River Plate mposht rivalin më të madh

Futboll

River Plate mposht rivalin më të madh

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:58
River Plate mposht rivalin më të madh

River Plate mposhti 2:0 në stadiumin “Monumental” të Buneos Airesit Boca Juniors në sfidën e vajtjes gjysmëfinale të Copa Libertadores, që konsiderohet turneu më i rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut.

River Plate, kampionia në fuqi e turneut, hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimin për në finale, me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 23 tetor në “Bombonera”.

Golat u shënuan nga Rafael Santos Borré me penallti në pjesën e parë dhe Ignacio Fernandez në fraksionin e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo nuk humbet në Superclasico kundër Bocas prej thuajse 2 vjetësh. Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi nuk ishte i grumbulluar në këtë takim, por mendohet se do të luajë në sfidën e kthimit, ku do të tentohet përmbysja. E kualifikuara e këtij çifti do të përplaset në finalen e madhe që do të zhvillohet në Santiago të Kilit fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinal Gremio-Flamengo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat