Spanja publikon listën

Futboll

Spanja publikon listën

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:08
Spanja publikon listën

Trajneri i Spanjës Robert Moreno ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës kualifikuese që kombëtarja spanjolle do të zhvillojë ndaj Norvegjisë fillimisht në transfertë dhe më pas ndaj Suedisë sërish jashtë fushe, takime të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian të vitit 2020.

Me kualifikimin pothuajse të sigurtë pas 6 fitoresh në 6 ndeshje trajneri Moreno ka lënë jashtë disa emra me peshë, ndërsa në listë nuk mungojnë as risitë pasi janë përfshirë për herë të parë Pau Lopez, Regulion dhe Gerard Moreno.

Mungojnë emra si Koke, Alvaro Morata, Jordi Alba, Isco e Paco Alcacer me tre të fundit që janë të dëmtuar. Nuk mungojnë as veteranët në listën e Robert Morenos pasi përveç Sergio Ramos, janë thirrur edhe Raul Albiol, Jesus Navas e Santi Cazorla të cilët po bëjnë mirë me klubet e tyre.

 Të grumbulluarit:

 Portierë: De Gea, Kepa, Pau Lopez.

 Mbrojtës: Carvahal, Jezus Navas, Sergio Ramos, Diego Llorente, Reguilon, Albiol, Bernat, Inigo Martinez.

 Mesfushorë: Rodri, Ceballos, Cazorla, Sarabia, Busquets, Luis Alberto, Thiago Alcantara, Saul, Fabian Ruiz.

 Sulmues: Gerard Moreno, Oyarzabal, Rodrigo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat