Mbappe tërhiqet nga kombëtarja Franceze

Futboll

Mbappe tërhiqet nga kombëtarja Franceze

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:27
Kylian Mbappe

Franca do të jetë pa Kylian Mbappe për kualifikueset e radhës të Euro 2020 për shkak të një problemi në kofshë.

Sulmuesi ka munguar në sfidën e fundit të PSG, por gjithsesi është grumbulluar ë përfaqësuese.

Kampionët e botës do të luajnë ndaj Islandës dhe Turqisë, por Mbappe do të shikojë nga shtëpia.

Mbappe ka bërë disa teste dhe pritet që të largohet nga grumbullimi të mërkurën paradite.

Alassane Plea do të jetë lojtari që do të zëvendësojë yllin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat