Tronditet Man Utd – De Gea pëson lëndim tek Kombëtarja e Spanjës

Futboll

Tronditet Man Utd – De Gea pëson lëndim tek Kombëtarja e Spanjës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 06:07
David de Gea

Manchester United është tronditur nga lajmi për lëndimin e David de Gea.

David de Gea ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë serioz, gjatë ndeshjes Suedi – Spanjë.

Portieri i Man Utd u detyrua të largohet nga fusha e blertë pas vetëm 60 minutave lojë, pasi bëri disa pritje impresionuese për skuadrën e tij, gjatë së martës mbrëma.

Spanjolli u zëvendësua nga anëtari i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, dhe nuk dihet se sa do të mungojë pas këtij lëndimi.

De Gea dëmtoi vetën gjatë pjesës së parë në Stokholm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat