Incidenti ndaj Ferizajit, FFK dënon ashpër Llapin

Futboll

Incidenti ndaj Ferizajit, FFK dënon ashpër Llapin

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:50

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ndeshjen Llapi – Ferizaji, në të cilën triumfuan mysafirët me rezultat 4-2.

Në këtë ndeshje pati tensione të mëdha, pasi tifozët vendas ia mësyen fushës duke sulmuar lojtarët e Ferizajit në fundin e pjesës së parë.

Për këtë skuadra e Tahir Batatinës është dënuar me dy ndeshje pa tifozë në Podujevë.

Batatina i kishte mohuar incidentet, duke ia lënë fajin policisë dhe sigurimit të ndeshjes.

Llapi ndeshjet pa tifozë do t’i luajë ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat