E pabesueshme: Mourinho merr drejtimin e kësaj skuadre?

Futboll

E pabesueshme: Mourinho merr drejtimin e kësaj skuadre?

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:35
Jose Mourinho

Jose Mourinho është shënjestruar nga Borussia Dortmund për ta marrë si menaxherin e tyre të ri, dhe klubi është në ‘kontakt të rregullt’ me të, sipas raporteve në Gjermani.

Mourinho është i prirur të rikthehet në menaxhim dhe Dortmund mund të jetë një zgjedhje tërheqëse, duke pasur parasysh që ata rregullisht paraqiten në Ligën e Kampionëve dhe krenohen me yje si Jadon Sancho, Marco Reus dhe Paco Alcacer.

Mourinho është i papunë që kur u shkarkua nga Manchester United vitin e kaluar, por tashmë po mëson të flasë gjermanisht, sipas Bild.

56-vjeçari është shfaqur në Sky Sports si një ekspert, por dëshiron të rikthehet në zanatin e vjetër.

Mundësia për të sfiduar dominimin e plotë të futbollit gjerman nga Bayern Munich mund të jetë shtesë edhe për menaxherin e njohur sfidues.

Raporti i Bild shkruan se Mourinho është zgjedhja numër 1 e Dortmundit për të zëvendësuar Lucien Favre, skuadra e të cilit ka bërë një fillim jo të mirë anipse ishte favorit për ta fituar Bundesligën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat