Nicholas: Sjellja e Xhakës ishte e tmerrshme

Futboll

Nicholas: Sjellja e Xhakës ishte e tmerrshme

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 17:55
Nicholas: Sjellja e Xhakës ishte e tmerrshme

Ish-lojtari i Arsenalit Charlie Nicholas e ka kritikuar ashpër kapitenin e “Arsenalit, Granit Xhaka: “Ai është duke e përfaqësuar Arsenalin si kapiten dhe është e papranueshme të mendosh se ti je po aq i madh sa klubi.

Sjellja e tij ishte e tmerrshme dhe unë nuk shoh të ardhme për të në klub. Ai duhet t’i pijë ilaçet. Do të habitesha nëse ai do të kthehej të luante për Arsenalin.

Është e dukshme që ai është lojtar që luan për ekipin, mirëpo veprimet e tij që i pamë të dielën ishin të papranueshme.

Xhaka mund të jetë kapiteni aktual, por s’mendoj se mund të jetë kapiten pas asaj që ndodhi në fundjavë. Fakti se ai nuk u kërkoi menjëherë falje tifozëve për sjelljen e vet të tregon se ai me siguri është i mërzitur ose zemëruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat