Vidal: Nuk jam i lumtur

Futboll

Vidal: Nuk jam i lumtur

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:47
Vidal: Nuk jam i lumtur

Arturo Vidal dha një intervistë për gazetën kiliane “El Mercurio”, duke prekur aktualitetin te Barcelona, situatën personale por edhe marrëdhënien me Claudio Bravon, portierin e Kilit.

Aktivizimi i paktë te Barça: Nuk jam i lumtur. Gjatë gjithë karrierës sime kam luajtur titullar, por këtë radhë nuk po ndodh kështu. Gjithsesi jam i qetë dhe po punoj për të fituar një vend në formacionin titullar. E di që do t’ia dal.

Formës së Barcelonës: Skuadra nuk po luan ende ashtu siç e presin të gjithë. Kundër Slavias së Pragës ishte një lojë e ndërlikuar.  Në La Liga na ka kushtuar shumë më tepër, rivalët na dëmtojnë më shumë. Barcelona është skuadra më e mirë në botë dhe kur na shënojnë gola ndeshje pas ndeshjeje, njerëzit fillojnë të flasin dhe vetë lojtarët ndihen të çuditshëm, sepse janë mësuar të fitojnë.

Forma e Vidal dhe interesi i Interit: Përpiqem të ndihmoj skuadrën. Mentaliteti im është të punoj shumë dhe të analizoj gabimet e mia për t’u përmirësuar. Nuk jam i kënaqur me situatën time, por ato janë vendime të trajnerit. Interesi i Interit? Kam përjetuar momente shumë të këndshme me Antonio Conten. Rritja cilësore që pata ishte falë tij. Në futboll gjëja më e rëndësishme është besimi dhe kur një trajner i atij prestigji të jep besim, përmirësohesh shumë.

Marrëdhënia e tij me Bravon: Gruaja e Bravos na akuzoi se shkonim nëpër festa Kupës së Botës në Rusi dhe nuk stërviteshim siç duhet sepse ishim të dehur. Nuk fola me Claudion, jam njeri që preferoj t’i them gjërat në sy. Ia thashë dy vjet më parë. Nuk e di nëse ai më ka kuptuar, sepse nuk kam folur kurrë më me të. Ne nuk jemi miq dhe nuk do të jemi kurrë, por Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme.

Situata politike në Kili: Është e pamundur të mos interesohem për atë që po ndodh në vendin tim. Nëse do të kisha qenë në Kili, do të largohesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat