Barazimi skandaloz me Slavian, habit Pique: Mund të fitojmë tripletën

Futboll

Barazimi skandaloz me Slavian, habit Pique: Mund të fitojmë tripletën

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 00:23
Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas barazimit kundër Slavias së Pragues. Ai mendon se tifozët duhet të kenë durim dhe kujton kohën kur i drejtonte Luis Enrique. 

"Tifozët duhet të kenë durim. E dimë dhe vetë se nuk po kalojmë momente të mira dhe po gabojmë. E bëmë ndaj Levantes e bëmë dhe sot. Duhej të kishim shënuar dhe t'i justifikonim rastet që na erdhëm. 

"Mos harroni se dhe në 6 muajt e parë me Luis Enriquen e nisëm shumë dobët, por në fund fituam tripletën. Ku i dihet, mund të ndodhë e njëjta gjë...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat