“Klopp është unik, ndërsa për Guardiolan ndeshjet janë teatër”

Futboll

“Klopp është unik, ndërsa për Guardiolan ndeshjet janë teatër”

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:56
Klopp dhe Guardiola

Ish-mesfushori i Juventusit, Fabio Capello ka folur për dallimet e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Dy vendet e para në Premier Ligë do të takohen këtë të diele në ora 17:30.

Capello ka thënë se tekniku gjerman është më i mirë se tekniku anglez, pasi ky i dyti e sheh ndeshjen si të ishte në teatër.

“Klopp ka bërë diçka speciale për mua. Atmosfera në “Anfield”, klubi dhe fansat janë fantastikë. Lidhja mes lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve është unike. Guardiola është ndryshe. Mënyra si luan klubi është si në teatër. Shfaqja është shumë e mirë, por është teatër”, deklaroi ai.

Për momentin “Reds”, janë në vendin e parë në tabelë me 31 pikë, gjashtë më shumë se City që renditët në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat