Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi dhe Drita nga Gjilani, ndanë pikët, në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës.
Ballafaqimi përfundoi baras (0:0) ku sulmuesi nuk ishin të saktë qoftë i njërës palë apo i skuadrës tjetër.
Feronikeli pas fitores në “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës me rezultat 3:2, këtë herë u ndal me barazim nga Drita.
Drita renditet në vend të tretë me 28 pikë, kurse Feronikeli është i gjashti me 23 sosh.