Sterling e kapi prej fyti, gjesti i mbrojtësit të Liverpool i lë të gjithë pa fjalë! - Bota Sot
Sterling e kapi prej fyti, gjesti i mbrojtësit të Liverpool i lë të gjithë pa fjalë!

Futboll

Sterling e kapi prej fyti, gjesti i mbrojtësit të Liverpool i lë të gjithë pa fjalë!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 18:34
Raheem Sterling

Zënka mes Raheem Sterling dhe Joe Gomez tronditi jo pak ambientin e Kombëtares së Anglisë, me sulmuesin e Cityt që në grumbullim u konfrontua fizikisht me mbrojtësin, teksa u desh edhe ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndaluar sherrin.

Nga kjo situatë e pësoi Sterling, i cili u përjashtua nga grumbullimi me vendimin e trajnerin Southgate. Gjithsesi, ylli i Manchester Cityt u mbrojt pikërisht nga Joe Gomez, pasi siç zbulon “Sky Sport”, ka qenë mbrojtësi i Liverpool, i cili i ka kërkuar trajnerit të “3 Luanëve” mos ta përjashtojë Sterling.

Southgate nuk është se ia ka vënë veshin fjalëve të Gomez, pasi vendosi me dorë të hekurt, duke përjashtuar Sterling, por veprimi i mbrojtësit është për t’u duartrokitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat