Kjo është e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës, Dresevic

Futboll

Kjo është e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës, Dresevic

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Ibrahim Dresevic

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez.

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, e ka filluar karrierën profesionale në futboll në vitin 2016.

Karriera e tij nisi në Suedi, vendin ku kishte lindur dhe ishte formuar si sportist dhe ku luajti për një kohë në grupmoshat e kombëtares suedeze.
Mbiemri i pazakontë i 22-vjeçarit u ka rënë në sy tifozëve kosovarë. E vërteta është se Dresevic është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez.

Pavarësisht kësaj, Dresevic është rritur si shqiptar dhe ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës si futbollist. Më 22 maj të këtij viti, Kosova e ftoi atë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, por ai nuk mundi të vinte për shkak të problemeve me dokumentacion.

Në gusht, FIFA i dha leje 22-vjeçarit që tani e tutje të mund të luante për Kosovën.

Dresevic debutoi si profesionist në klubin suedez, Elfsborg, më 25 gusht të vitit 2016 në një fitore 0:7. Ai u inkuadrua në minutën e 61-të të ndeshjes. Në shtator, Dresevic zuri vend në formacionin startues, në ndeshjen e rëndësishme kundër Kalmarit

Pas tri viteve në Elfsborg, Dresevic u tranferua në Holandë te Heerenveeni në janar të këtij viti, duke nënshkruar një kontratë 3 vjeç e gjysmë. Në shkurt, ai debutoi në ndeshjen kundër PSV;së, duke hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 79-të.

Të dielen në ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë, trajneri Bernard Challandes e futi Dreševićin në formacionin startues. 22-vjeçari bëri një paraqitje të denjë dhe ishte një prej lojtarëve me paraqitjen më të mirë në ndeshje nga ana e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat