Guardiola: Gara për titullin kampion ka "përfunduar"

Futboll

Guardiola: Gara për titullin kampion ka "përfunduar"

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:31
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cicyt, Pep Guardiola ka thënë se do të ishte çmenduri të flasin për gatën e titullit në Premier League.

City mbrëmë mposhti 4-1, Burnley ndërsa Liverpooli sot zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Evertonit.

I pyetur nëse fitorja në Turf Moor tregon se City mund ta ndezë garën për titullin e Premier League, Guardiola në mënyrë ironike ka thënë se gara për titull ka përfunduar.

"Titulli ka mbaruar. Ajo që lexova, askush nuk na jep një shans. Ka përfunduar gjithçka”, tha në mënyrë ironike Guardiola.

"Ne duhet të mendojmë për derbin, të shkojmë në lojë pas lojës sepse nuk është vetëm Premier League. Ka edhe gara të tjera, si FA Cup dhe Carabao dhe Champions League.”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat