Mbappe dhe Neymar shënojnë në fitoren e PSG-së kundër Nantes

Futboll

Mbappe dhe Neymar shënojnë në fitoren e PSG-së kundër Nantes

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 23:27
PSG

Një gol fantastik nga Kylian Mbappe dhe një penallti nga Neymar, i kanë ndihmuar Paris Saint-Germain ta mundë 2:0 Nantes dhe ta rikthejë epërsinë prej pesë pikëve në krye të Ligë 1.

Sulmuesi francez Mbappe e gjeti rrjetën e portës kundërshtare duke shënuar me thembër në fillim të pjesës së dytë, para se Neymar ta dyfishonte epërsinë në fund të takimit duke shënuar nga pika e bardhë, të mërkurën në Paris.

PSG-ja tani grumbullon 36 pikë nga 15 ndeshje deri tani.

Marseille ngel vetëm pesë pikë mbrapa në pozitën e dytë, edhe pse fillimisht e kishte ngushtuar epërsinë e PSG-së në vetëm dy pikë pas triumfit ndaj Angers të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat