Fortuna nuk i mbijeton Dortmundit

Futboll

Fortuna nuk i mbijeton Dortmundit

Nga: K. G. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:27
Fortuna nuk i mbijeton Dortmundit

Dortmundi tregoi lojë të madhe dhe e deklasoi me 5:0 Fortunën e Dyseldorfit, në ndeshejn e javës së 14-të të Bundesliga I. 

Fortuna nuk i mbijetoi lojës së madhe të vendasve dhe pësoi debakël, sidomos 45 minutat e dytë kanë qenë fatale kur mbrojtja e mysafirëve u shpartallua nga Gotze, Hazard e Sancho. 

Golat i realizuan Reus (42' e 69'), Hazard (58') e Sancho (63' e 74'). 

Dortmundi është në vend të tretë me 26 pikë dhe Fortuna e 16-ta me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat