Këtu kishte luajtur Kujtim Shala para se të vinte në Prishtinë në vitin 1984

Futboll

Këtu kishte luajtur Kujtim Shala para se të vinte në Prishtinë në vitin 1984

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 12:10
Këtu kishte luajtur Kujtim Shala para se të vinte në Prishtinë në vitin 1984

Kujtim Shala ka pasur karrierë të bujshme! Lojtar që kishte luajtur vetëm në klube të mëdha.
Karrierën e kishte nisur në KF Liria nga Prizreni dhe pastaj shkoi në Partizan të Beogradit (1983-1984), ndërsa në vitin 1984 iu bashkua gjeneratës së artë të Prishtinës. 

Është i vetmi futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, kur kishte shënuar pesë gola në një ndeshje dhe atë në vitin 1988 kundër Sarajevës në fitoren 5:2 në kuadër të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Nga Prishtina shtegtoi në Dinamo të Zagrebit, ku eksplodoi si sulmues dhe u bë idhull i tifozëve dinamovit (BBB).  Pastaj vazhdoi karrierën në Gjermani e në Francë.

Ky është Shala i madh, i jashtëzakonshëm dhe ka një ndeshje edhe për kombëtaren e Kroacisë, ndeshje revyale në vitin 1990 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende pa u prish Jugosllavia, ndeshje që bëri bujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat