Kjo është përparësia e Kosovës ndaj Maqedonisë

Futboll

Kjo është përparësia e Kosovës ndaj Maqedonisë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:28
Kjo është përparësia e Kosovës ndaj Maqedonisë

Maqedoni e Veriut – Kosovë, është ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, që do të luhet më 26 mars të këtij  viti. Shikuar paraqitjet e futbollistëve të të dyja përfaqësueseve në ndeshjet e Ligës së Kombeve si dhe ato në eliminatoret për “EURO 2020”, sportpres.mk ka zgjedhur nga 11 futbollist nga secila përfaqësuese përkatëse për të krahasuar statistikat e tyre.

Para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme përfaqësuesja e Kosovës, ka një përparësi të madhe përballë asaj të Maqedonisë së Veriut.

Futbollistët e Kosovës, kanë një minutazhë më të madhe në skuadrat e tyre. Nga 11 futbollistët e Maqedonisë së Veriut, 6 prej tyre kanë kaluar shifrën e 1.000 minuta në lojë. Dhjetw prej tyre kanë luajtur më shumë se 10 ndeshje në këtë sezonë. Më shumë ndeshje 22 gjithsej me  4 gola e 3 asistime ka Ezxhan Alioski i Leeds United. Katër gola ka të shënuar edhe kapiteni Goran Pandev. Minutazhë më të vogël në vjeshtë ka pasur Elif Elmaz të Napoli që ka luajtur 10 ndeshje me 454 minuta.  

Për dallim nga futbollistët e Maqedonisë së Veriut, reprezentuesit e Kosovës, janë më standard në ekipet e tyre.

Nga 11 futbollistët e ekipit bazë 8 prej tyre kanë luajtur më shumë se 1.000 minuta, ndërsa 10 prej tyre kanë më shumë se 10 paraqitje. Më shumë ndeshje ka të luajtura Celina (Swanssea), 24 ndeshje me 1893 minuta të kaluara në fushën e lojës. Mbi 20 ndeshje kanë edhe Shala (Valerenga) dhe Nuhiu (Shefild). Murici ( Fenerbahce), në 16 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka 3 asistime. Minutazhë më të vogël (360 minuta) tek kosovarët ka gardiani Muriq (Notingam), që luajti në 4 ndeshje. Po ashtu 11 reprezentuesit e Kosovës, në vjeshtë kanë shënuar 25 gola.

Para ndeshjes historikë për të dyja përfaqësueset të qenurit standard me më shumë minuta në fushën e lojës, si dhe më shumë golave të shënuara shihet si përparësi për përfaqësuesen e Kosovës. Fituesi i këtij takimi do të takohet me fituesin e takimit tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat