Kukësi barazon ndaj Yeni Malatayaspor

Futboll

Kukësi barazon ndaj Yeni Malatayaspor

Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:22
Kukësi barazon ndaj Yeni Malatayaspor

Kukësi i Shpëtim Duros vazhdon të ruajë formën e mirë edhe në vitin 2020. Verilindorët barazuan 1:1 në miqësoren e parë në tokën turke atë ndaj Yeni Malatayaspor, skuadër që pozicionohet në vendin e 8-të të Superligës turke.

Pas një pjesë të parë pa gola ku trajneri Shpëtim Duro aktivizoi të gjithë lojtarët titullarë, Kukësi u ndëshkua në minutën e 56-të nga goli i veteranit Umut Bulut. Por skuadra shqiptare nuk u dorëzua pasi këtij goli dhe gjeti forcën për të reaguar.

Në minutën e 83-të Kukësi barazoi shifrat me një supergol të Kristal Abazajt i cili vallëzoi mes mbrojtjes së Yeni Malatayaspor duke shënuar një gol të bukur. 

Ndërsa pak minuta më vonë pati një shans ideal për të kaluar në avantazh por topi i goditur kaloi ngjitur me shtyllën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat