Lajmi i fundit, Amir Rrahmani arrin në Villa Stuart, priten testet mjekësore

Futboll

Lajmi i fundit, Amir Rrahmani arrin në Villa Stuart, priten testet mjekësore

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:31
Adrian Aliaj dhe Amir Rrahmani

Menaxheri Adrian Aliaj dhe Amir Rrahmani janë fotografuar sot para se ky i fundit të kryejë vizitat mjekësore me Napolin.

Rrahmani sot gjatë ditës pritet të nënshkruaj kontratë për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gattuso.

Reprezentuesi i Kosovës pas nënshkrimit do të luajë si i huazuar te Verona edhe për 6 muajt e ardhshëm.

Image
Amir Rrahmani

 

Kurse, transferimi i tij nga Verona te Napoli, ka bërë që skuadra aktuale t’i fiton 14 milionë euro plus bonuse.

Ndërsa, kapiteni i Kosovës te Napoli pritet të fiton 1.8 milionë euro për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat