Man Utd shumë afër marrëveshjes me Sporting për Bruno Fernandes

Futboll

Man Utd shumë afër marrëveshjes me Sporting për Bruno Fernandes

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:35
Bruno Fernandes

Manchester United është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Sporting Lisbonën.

Qysh nga afati kalimtar i verës, Bruno Fernandes është në listën e dëshirave të Manchester United, skuadër e cila ka nevojë për përforcime në repartin ofensivë të mesfushës.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Bruno Fernandes do të jetë lojtar i United brenda pak orëve.

‘Djajtë e kuq’ janë afër të mbyllin marrëveshjen me skuadrën e lojtarit, kurse me të thuhet të jenë pajtuar për kushtet personale.

Mbetet të shihet se sa kohë do t’i marrë skuadrës së Manchester United për të bindur skuadrën portugeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat