Vajza e ish futbollistit të mirënjohur: Me Feronikelin synojmë titullin 

Futboll

Vajza e ish futbollistit të mirënjohur: Me Feronikelin synojmë titullin 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:35
Arta Rama

Futbolli po bëhet gjithnjë e më interesant jo vetëm të meshkujt por edhe të gjinia e bukur, femrat.  Jemi dëshmitar të një gare mjaft interesante në ligën e femrave të Kosovës, ku tri skuadra janë në garë për titullin e kampionit, si Mitrovica që udhëheq renditjen me 28 pikë po aq ka edhe Feronikeli nga Drenasi në pozitën e dytë, ndërsa Malisheva zë vendin e tretë me 24, pa e harruar edhe klubin “A&N” që ka 21 pikë.

Në bazë të renditjes së stinorit vjeshtor, tri skuadrat e para do të jenë në garë të fortë për titullin e kampionit, që do të sjellin emocione deri në fund të edicionit.

Futbollistja e Feronikelit, Arta Rama, tha se është kënaqësi që është pjesë e skuadrës nga Drenasi dhe premton maksimumin. Arta është vajza e ish futbollistit të mirënjohur, Nazmiu, që në vitet e 80-ta me sukses ka luajtur për Trepçën, Prishtinën, Novi Pazarin, Borcin e Banjallukës etj. Ajo tha se është e motivuar në çdo aspekt për të luftuar për të arritur më të mirën dhe ta fitojnë dhe titullin e kampionit. Sipas saj, ka përkrahjen maksimale të prindit po ashtu edhe të klubit, kjo e bën edhe më optimiste vajzën që luan në pozitën e  mesfushës, për të arritur qëllimet që kanë për vitin 2020.  

Rezultatet e pjesës vjeshtore janë edhe një motiv shtesë për Artën dhe futbollistet e ‘Niklit’ që të arrijnë edhe më shumë në pjesën pranverore. Arta tregon se si u dashurua në lojën e futbollit, a kishte ndikim edhe prindi i saj, sa është e kënaqur edhe me kushtet në klubin drenicas. 

“Bota sot”:  Kush iu shtyri që të merreni me futboll?
Arta Rama:
Qysh nga fëmijëria kam qenë shumë e afërt me babain ku gjithmonë isha në stërvitje dhe lojërat e tij, që ishte trajner dhe kështu fillova ta doja lojën e futbollit. Gjithnjë isha kureshtare që të bëhem futbolliste, kjo ëndërr mu realizua.

“Bota sot”: Çfarë synoni me Feronikelin?
Arta Rama:
Me Feronikelin synojmë lojëra të mira dhe rezultate pozitive, që në fund të shpallemi kampion. Jemi një ekip shumë e mirë, një ambient shembullorë.

“Bota sot”: A mendoni se Mitrovica është rivalja më e madhe?
Arta Rama:
Mendoj që Mitrovica është rivalja kryesore, një ekip mjaft i fortë, ku më së miri tregojnë rezultatet gjatë dy viteve te fundit si në kampionat po ashtu edhe në Evropë, por ne do të mundohemi te japim gjithçka nga vetja, që në fund të shpallemi kampion.

“Bota sot”: Prindi juaj, ish futbollist i mirënjohur, a iu ndihmon shumë në aspektin profesional?
Arta Rama:
Po, sigurisht që më ndihmon më së shumti me këshilla dhe me punën e palodhshme, që e bën edhe në anën profesionale të tij.

“Bota sot”: Çka e veçon Feronikelin nga skuadra tjera?
Arta Rama:
Jemi një klub me kushte mjaft të mira duke ju falënderuar kryetarit të klubit Naser Ramaj, ku kemi lojtare mjaft cilësore dhe një ekip mjaft të mirë me vajza të mrekullueshme dhe trajnerë shumë profesional në punën që e bëjnë, siç janë Mehdi Bucolli, Hava Dakaj dhe Nezir Dervishaj. Për rrethanat në Kosovë Feronikeli është një ndër klubet me kushtet më të mira.

“Bota sot”: Si e sheh ligën e femrave, është rritur niveli?
Arta Rama:
Liga e femrave ka një ngritje më të madhe posaçërisht 2-3 vitet e fundit, por lënë për të dëshiruar në vitet në vazhdim të bëhet edhe më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat