Ecuria e frikshme e Liverpool-it kërcënon rekordin e Djajve të Sir Alex - Bota Sot
Ecuria e frikshme e Liverpool-it kërcënon rekordin e Djajve të Sir Alex

Futboll

Ecuria e frikshme e Liverpool-it kërcënon rekordin e Djajve të Sir Alex

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:17
Liverpool

I pamposhtur, i pandalshëm, i frikshëm. Nuk kanë fund epitetet për Liverpool-in e Jurgen Klopp. Të Kuqtë nuk e njohin humbjen në Premier League që nga nokauti kundër Manchester City-t në sezonin e kaluar dhe në kampionatin aktual nuk kanë fituar vetëm në një rast, kur kanë barazuar në fazën e parë kundër United.

Për sa i takon pjesës tjetër, vetëm fitore. Kampionët e Europës mund të vendosin një rekord tjetër të pabesueshëm: triumfin më të shpejtë në historinë e Premier League. Në fakt, triumfi më i shpejtë deri tani ka qenë ai Manchester United të Sir Alex Ferguson, i shpallur kampion i Anglisë në 14 prillin e vitit 2001.

Nëse lojtarët e Klopp do të vazhdojnë me këtë ritëm, triumfi do të vinte akoma më shpejt. Në rast se City do të humbasë ndeshjet e ardhshme dhe Leicester nuk do të grumbullojë më shumë se gjashtë pikë, titulli mund të sigurohet që më 1 mars.

Një hipotezë shumë e kualifikuar. Ka më shumë mundësi që të verifikohet një hipotezë tjetër: nëse lojtarët e Guardiola-s do t;i fitonin të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit, Liverpool, nëse do të vazhdojë të fitojë, do të shpallej kampion i Anglisë më 4 prill. Rekordi i Sir Alex është në rrezik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat