Wood: Realizuam ëndrrën në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Futboll

Wood: Realizuam ëndrrën në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:27
Wood: Realizuam ëndrrën në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Golashënuesi i Burnleyt, Chris Wood, beson se Old Traffordi nuk është më frikësues për kundërshtarët e Manchester Unitedit, pasi skuadra e tij siguroi fitore me rezultat 2:0 në “Teatrin e Ëndrrave” të mërkurën.

“Shikoni, nuk mendoj se Old Traffordi është i frikshëm tani. Mendoj se në dy vjetët e fundit kemi ardhur këtu dhe kemi qenë në epërsi 2:0 në të dyja herët dhe më pas e shpërdoruam atë epërsi”, tha Wood, i cili zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një gol të shënuar nga brenda 11-metërshit.

“Sot ne erdhëm këtu me të njëjtin mentalitet – të punojmë shumë, të kalojmë në epërsi, ta mbajmë epërsinë që e kemi dhe të luftojmë. Këtë gjë e bëmë”, tha sulmusi nga Zelanda e Re.

Kjo ishte fitorja e parë e Burnleyt në Old Trafford në Premierligë që nga viti 1962.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat