Real Madridi bëhet lider i La Liga-s në fitoren e vështirë ndaj Valladolidit

Futboll

Real Madridi bëhet lider i La Liga-s në fitoren e vështirë ndaj Valladolidit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 22:54
Foto

Real Madridi ia ka dalë të mposhtë Real Valladolidin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Vendasit u shkaktuan shumë probleme Los Blancosve, pasi i ndalën në pjesën e parë, duke mos i lënë të shënojnë.

45 minutëshi i dytë filloi më mirë për ta, pasi ishin më kërkues dhe arritën të afroheshin më shumë te porta e Valladolidit.

Por, momenti më kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 78-të, atëherë kur Nacho Fernandez shënoi golin e fitores me një asistim Toni Kroos.

Valladolidi arriti të shënonte golin e barazimit, mirëpo ajo u anulua nga gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea shkaku i pozitës jashtë loje.

Pas 100 ditësh, Real Madridi ka rimarrë kreun e La Liga-së, me 46 pikë, tri më shumë se Barcelona, ndërsa në xhiron e 22-të do të përballen me Atletico Madridin, por fillimisht do të luajnë kundër Zaragozas në Kupën e Mbretit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat