Barcelona po mendon për të afruar me patjetër një sulmues në merkaton e janarit. Dëmtimi i Luis Suarez i ka nxjerrë zbuluar, ndërsa humbja me Valencian ia vështirëson shumë punët skuadrës katalanase. Ata duan që të marrin me patjetër në skuadër një lojtar që të mbajë peshën kryesore të sulmit.
Rodrigo i Valencias dukej afër, por po vështirësohej si pistë, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Arsenalit do largimin dhe Barca e sheh si goditjen e duhur për të përforcuar sulmin.
Gabonezi e njeh mirë portën dhe do të largohet. Ai nuk dëshiron të vazhdojë më me "Topçinjtë", pasi londinezët nuk luajnë më as në Champions. 30-vjeçari dëshiron të marrë emocionet e Kupës veshgjatë.