Rodrigo zbarkon në Barcelonë, bashkë me Cillessen!

Futboll

Rodrigo zbarkon në Barcelonë, bashkë me Cillessen!

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:39
Rodrigo

Rodrigo është parë sot në Barcelonë, megjithëse vizita e tij nuk ka lidhje ende me nënshkrimin e mundshëm për skuadrën katalanase. Me këtë rast, sulmuesi i Valencias ka bërë një konsultë mjekësore me dr.Ramón Cugat për të vlerësuar sikletin që e ka shoqëruar ditët e fundit në gjurin e djathtë.

Sulmuesi braziliano-spanjoll shoqërohej nga portieri Jasper Cillessen, një tjetër ish-lojtar i Barcelonës, tani në radhët e Valencias. Të dy kishin lejen e duhur të trajnerit Albert Celades, i cili konfirmoi se negociatat për Rodrigo dhe largimin e tij të mundshëm në merkaton e janarit janë të hapura.

Fillimisht, lojtari ka qenë jashtë listës së të thirrurve për ndeshjen e Kupës së Mbretit, të cilën Valencia do ta luajë nesër kundër Cultural Leonesa. Sipas “Sport”, bisedimet për ta përfunduar transferimin e Rodrigo te kampionët e La Liga-s janë në rrugën e duhur dhe pritet që rezultati përfundimtar i operacionit të merret vesh brenda disa orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat