Sejdiu: Nuk dua që ta justifikoj humbjen

Futboll

Sejdiu: Nuk dua që ta justifikoj humbjen

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:00
Sejdiu: Nuk dua që ta justifikoj humbjen

Ballkani e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin pranveror të Superligës duke e mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultatin 3:0.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu i cili u shfaq tejet direkt me futbollistët e tij, teksa kërkoi më shumë përqendrim dhe profesionalizëm në fushën e lojës.

“Nuk dua që ta justifikoj humbjen, por kishim mungesa të theksuara në formacionin bazë. Mos prezenca e Mujkic dhe Turkut në qendër të mbrojtjes na vështirësoi punët, pasi që kishim analizuar kundërshtarin në detaje dhe kishim bërë përpjekjet e vazhdueshme për t’i ndalur pikat e forta të tyre”, deklaroi fillimisht Sejdiu.

“Kjo ndeshje na tregoi se skuadra ka ende nevojë të ngritet, sikurse në aspektin teknik, po ashtu edhe në aspektin taktik. Nuk mungoi vullneti dhe dëshira, por mungoi profesionalizmi në pjesën dërmuese të ndeshjes. Humbja gjithsesi se mund të vije, por jo të humbasësh në mënyrë të tillë”, përfundoi ai.

Drenica vazhdon të mbetet në pozitën  gjashtë të klasifikimit, pavarësisht humbjes nga Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat