Bayerni merr sërish kryesimin në Gjermani

Futboll

Bayerni merr sërish kryesimin në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Bayerni merr sërish kryesimin në Gjermani

Bayern Munihu me lehtësi triumfoi me rezultat 4:1 ndaj Koln, në takimin që u luajt në stadiumin "RheinEnergie" në Koln.

Gjithçka përfundoi në 45 minutat e parë kur kampioni në fuqi avancoi me 0:3 me golat e Lewandowskit (3'), Coman (5') e Gnabryt (12').

Në minutën e 66-të, Gnabry thellon epërsinë në 0:4, ndërsa Uth ngushtoi humbjen në 1:4 në minutën e 70-të.

Bayerni sërish rikthehet në krye dhe ka 46 pikë, një më shumë se Leipzig në pozitën e dytë dhe Koln është i 14-ti me 23 sosh pas 22 jave të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat