Pep Guardiola u ka thënë lojtarëve të Manchester Cityt se është i përkushtuar ndaj klubit dhe nuk do të largohet pavarësisht gjërave që kanë ndodhur së fundmi.
Edhe Raheem Sterling ka të njëjtin mendim, pavarësisht se UEFA i dorëzoi klubit një pezullim dy-vjeçar nga kompeticionet evropiane për shkeljet e rregullave të Fair Play Financiar, një vendim që klubi po e apelon në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Që prej vendimit të së premtes, ka pasur spekulime që Guardiola mund të zgjedhë largimin nga City..
Sidoqoftë, tekniku katalanas u ka thënë lojtarëve të Cityt: “Shikoni, çfarëdo kampionati në të cilin jemi, unë prapë do të jem këtu”.
“Edhe nëse ata na vendosin në Ligën e Dytë, unë prapë do të jem këtu. Kjo është koha e duhur për të qëndruar bashkë”.
Marrëveshja e Guardiola skadon në fund të sezonit 2020/21 dhe ai nuk ka ndërmend të largohet para saj. 49-vjeçari nuk ka prishur kurrë një kontratë si menaxher.
Ashtu si trajneri mendon edhe një nga lojtarët kryesor të skuadrës, Raheem Sterling – me anglezin që nuk e ka ndërmend largimin nga ‘Etihad’.