“Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”

Futboll

“Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:01
Leo Messi

De Piero s’ka asnjë dyshim, Messi do t’i varë atletet te Barcelona.

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk beson shumë në thashethemet se ‘gjeniu Messi’ siç e quan ai – mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2020.

Sipas tij, 32-vjeçari do të pensionohet në Barcelonë dhe kjo, do të ishte një storje e bukur, që vështirë se mund të përsëritet, duke parë gjithçka që ka arritur Messi, i cilësuar ndoshta si më i miri që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

“Messi është gjeni. Nuk mendoj se ai është duke menduar largimin nga klubi. Ai ka marrëdhënie të përkryera me klubin. Gjitha rrugët tregojnë se ai do ta përfundojë karrierë në Barcelonë. Do të jetë storje e mirë”, deklaroi Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat