UEFA pritet të nisë një tjetër “ofensivë” ndaj Manchester Cityt

Futboll

UEFA pritet të nisë një tjetër “ofensivë” ndaj Manchester Cityt

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:53
Manchester City

Duket se hetimet rreth sponsorizimeve të Manchester Cityt nuk do të mbyllen me kaq.

Prestigjiozja “The Guardian” shkruan së fundmi se UEFA ka ndërmend të thellojë hetimet për mënyrën se si është sponsorizuar klubi anglez nga subjekte financiare me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimet e kryera nga Trupi i Kontrollit Financiar të UEFA-s zbuluan se Manchester City ka tejkaluar të ardhurat financiare nëpërmjet shkeljes së rregullave të sponsorizimeve që prej vitit 2016, ndërsa tani do të kryhen hetime edhe për periudhën 2012-2016 kur sheiku nga Abu Dabi Mansur mori drejtimin e Manchester Citiy. Dyshohet se ai me kompanitë e tij ka shmangur rregullat Konkurencës së Pastër Financiare në Futboll (FFP).

Pasi u përjashtua për dy vite nga aktivitetet futbolliste europiane, Manchester City rrezikon të penalizohet akoma më shumë nëse hetimet zbulojnë shkelje të tjera të “Qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat