Munishi: Nuk i frikësohemi Prishtinës

Futboll

Munishi: Nuk i frikësohemi Prishtinës

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:12
Munishi: Nuk i frikësohemi Prishtinës

FC Ballkani ka organizuar një konferencë për media në prag të sfidës ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, deklaroi se skuadra e tij  do ta respektojë Prishtinën, por që nuk do t’i frikësohet.

“Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin ndaj Prishtinës.

Sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmasimi te ta, por ne nuk do të fiksohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat