“Messi s’është më fenomen”

Futboll

“Messi s’është më fenomen”

Më: 7 mars 2020 Në ora: 10:30
Leo Messi

Messi po kritikohet dukshëm për formën e tij këtë edicion, teksa së fundi ka ardhur një reagim edhe nga bashkëkombasi i fituesit të pesëfishtë, Hugo Gatti.

Ish-portieri i lavdishëm i kombëtares latine, Gatti ka deklaruar se një nga futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, ka filluar ta humb shkëlqimin.

“Nuk brengosem nëse më kritikojnë në Argjentinë”, tha ai për El Chiringuito.

“Jam argjentinas dhe Messi është fenomen, por ai nuk është fenomen tani”.

Messi është kritikuar dukshëm për lojën me Real Madridin, ndërsa mbetet të shihet nëse do t’i rikthehet formës së dikurshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat