Setien do të shkarkohet, ja dy emrat në garë për vendin e tij

Futboll

Setien do të shkarkohet, ja dy emrat në garë për vendin e tij

Më: 10 mars 2020 Në ora: 17:04
Quique Setien

Në shtëpinë e Barcelona-s është krijuar një situatë e komplikuar, me trajnerin Quique Setien që rrezikon vendin.

Pavarësisht vendit të parë në La Liga, pozicioni i trajnerit është më shumë se kurrë në rreezik, aq sa në Spanjë kanë filluar të flasin për zëvendësuesit e mundshëm.

Sipas El Chiringuito dhe Ok  Diario, janë dy emra në garë: Koeman dhe Xavi. Klubi blaugrana duket se është penduar për zgjedhjen e bërë pas lamtumirës së Valverde-s dhe është gati ta largojë Setien në fundin e këtij sezoni.

E ardhmja e tij duket se është e lidhur me fitoren e Champions League, e vetmja mundësi për të shpëtuar vendin.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat