Izolimi

Futboll

Izolimi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:49
Konte

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte do të zgjasë afatin e izolimit të vendit të paktën edhe për dy javë të tjera, raporton “Corriere della Sera”.

Vendimi i parë parashikonte izolim deri në datë 3 prill, mirëpo situata tepër e vështirë që po kalon vendi fqinj, ku numri i përditshëm i viktimave është alarmant, do të shtyjnë kryeministrin Konte të zgjasë masat shtrënguese.

Ky lajm pritet të ndikojë dhe futbollin në Italinë fqinjë, duke qenë se më shumë izolim do të thotë më shumë vonesë për rifillim e stërvitjes në fushë.

Për më tepër shkollat nuk do të hapen në fillim të prillit siç ishte parashikuar, deklaron Ministrja Italiane e Arsimit, ndërsa rikthimi në normalitet pritet të bëhet gradualisht.

Italia është vendi me më shumë vdekje në botë për shkak të koronavirusit me 9124 viktima, ndërsa e dyta renditet Spanja e cila numëron 5690 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat