Ky serb nuk i duhet Realit, largim sa më shpejt i tij

Futboll

Ky serb nuk i duhet Realit, largim sa më shpejt i tij

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:47
Ky serb nuk i duhet Realit, largim sa më shpejt i tij

Edhe pse u transferua te Reali i Madridit vetëm verën e kaluar, Luka Joviq është një nga futbollistët që do të largohet me siguri nga Los Blancos në fund të këtij sezoni.

I ardhur nga Eintracht Frankfurt për shumën e 60 milionë eurove, sulmuesi serb nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë dhe në verë do të nxirret në shitje nga Reali i Madridit.

Agjenti i Jovic ia ka propozuar futbollistin, dy skuadrave londineze Chelsea-t dhe Tottenham që janë në kërkim të një sulmuesi.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Jovic por e sigurtë është që ai do të largohet nga klubi merengues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat