Dështimi i madh i Realit: U mor me bujë dy vite më parë, ka luajtur vetëm 400 minuta!

Futboll

Dështimi i madh i Realit: U mor me bujë dy vite më parë, ka luajtur vetëm 400 minuta!

Më: 4 prill 2020 Në ora: 07:26
Reali

Një ndër dështimet më të mëdha të Realit aktual është padyshim Brahim Diaz. Talenti u mor me shumë bujë nga Manchester City për 15 milionë euro, por në dy vite nuk ka bërë asgjë.

Në La Liga ka luajtur në total 400 minuta në dy sezone, ku në të shumtën e rasteve nuk ka arritur të përfshihet as në 18-she. Pavarësisht se u shpenzuan 15 milionë euro, që për Realin nuk janë shumë, Diaz u prit si një blerje e madhe.

Këtë verë, 20-vjeçari sipas gjasave do të huazohet në një ekip tjetër të La Ligas, ose edhe mund të shitet nëse vjen oferta e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat