Trajneri i Baselit flet pasi klubi vendosi që të mos e blinte Edon Zhegrovën

Futboll

Trajneri i Baselit flet pasi klubi vendosi që të mos e blinte Edon Zhegrovën

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:13
Edon Zhegrova

Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka lënë të kuptohet se do të dëshironte të punonte edhe më tutje me Edon Zhegrovën.

Skuadra zvicerane, Basel, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të transferuar plotësisht Zhegrovën nga Genku. Baseli kishte mundësi të firmoste për 3,5 milionë euro me reprezentuesin e Kosovës, por nuk e shfrytëzoj këtë të drejtë.

Zhegrova në fillim të vitit të kaluar ishte huazuar te Baseli nga Genku, ndërsa do të kthehet në klubin belg në fund të këtij edicioni.

Vendimi për të mos mbajtur Zhegrovën ka marrë vlerësime të ndryshme në Zvicër. Ai së fundi ishte paraqitur mirë në kampionatin helvetik.

“Ai është lojtar i ri që po zhvillohet ende. Por një vendim është dashur të merret tani”, ka thënë Koller për mediat zvicerane.

Zhegrova 21-vjeçar ftohet rregullisht nga Kosova, por kryesisht paraqitet si zëvendësues.

“Klubi e kishte një opsion dhe vendosi mos të shfrytëzonte atë”, ka theksuar Koller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat