Koronavirusi prish të gjitha planet

Futboll

Koronavirusi prish të gjitha planet

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:51
Koronavirusi prish të gjitha planet

Koronavirusi ka pezulluar përkohësisht futbollin në shumicën e shteteve, teksa kjo përkthehet edhe me probleme të mëdha financiare për ekipet.

Një nga këto ekipe që gjendet në vështirësi nga ana financiare, është edhe Fenerbahçe. Pezullimi i kampionatit e ka bërë këtë klub që të ketë probleme të mëdha financiare dhe tani pritet të sakrifikojë lojtarët e saj më të mirë. Një nga ta është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky i fundit po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Turqi dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 35 milionë euro. Nga situata në klubin turk kërkon të përfitojë Totenhemi, që prej kohësh interesohet për sulmuesin shqiptar.

Madje sipas mediave turke, së fundmi “Spërs” kanë bërë ofertën e parë në drejtim të Fenerbahçes prej 22 milionë funte dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat