Kapiteni i Atalanta: E vështirë të luhet në korrik

Futboll

Kapiteni i Atalanta: E vështirë të luhet në korrik

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:04
Papu Gomez

Në Itali duket se nuk preferohet edhe aq ideja për t’u vazhduar sezoni gjatë verës.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që të suspendohen kampionatet e futbollit evropian, duke krijuar kaos në kalendaret e ligave nacionale.

Në Itali pritet që gjithçka të rifillojë në muajin maj, por sezoni duhet të vazhdojë edhe gjatë korrikut për t’u përfunduar në kohë, duke mos penguar sezonin e ri.

Kjo ide nuk i pëlqen kapitenit të Atalanta, Papu Gomez, i cili e konsideron të vështirë lojën në korrik.

“Do të jetë e vështirë të kthehemi në fushë pas dy muajve pa ndonjë ndeshje”, ka thënë Gomez.

“Nëse fillojmë të luajmë përsëri në qershor dhe korrik, kjo do të jetë gjithashtu shumë e vështirë, sepse nuk jemi mësuar të luajmë në ato temperatura”, ka shtuar argjentinasi.

“Në ato kohë, në Itali bën deri në 30 gradë”, ishin fjalët e kapitenit të Atalanta.

Bergamo, qyteti ku ka bazën Atalanta, ka qenë nga vendet më të goditura në botë, me një numër jashtëzakonisht të lartë të të prekurve, por edhe të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat